Në prag të traditës së Halloween, ju përcjellm të pathënat rreth kësaj feste mistike.
Festa e Halloween ka origjinë shumë të lashtë, që kthehet rreth 2.000 vjet më parë, dhe rrënjët e saj lidhen me festën kelte të Samhain e cila kremtohej në Irlandë, Skoci dhe pjesë të Francës veriore.
Keltët besonin se nata e 31 tetorit shënonte fundin e verës dhe fillimin e dimrit, periudhë që lidhej me vdekjen dhe errësirën.
Sipas besimit të tyre, në këtë natë kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve bëhej i hollë, dhe shpirtrat mund të ktheheshin në tokë. Për t’i trembur shpirtrat e këqij, njerëzit vesheshin me maska dhe kostume frikësuese dhe ndiznin zjarre të mëdha.
Kur krishterimi u përhap në Europë, Kisha e bashkoi Samhain-in me festën e saj fetare: “All Hallows’ Eve” (nata para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve – 1 nëntor).
Me kalimin e kohës, termi “All Hallows’ Eve” u shkurtua në “Halloween.”
Fëmijët filluan të shkonin derë më derë duke kërkuar ushqim apo ëmbëlsira, një zakon që më vonë u quajt “trick or treat.” Kungulli i gdhendur (Jack-o’-lantern) e ka origjinën nga një legjendë irlandeze për një burrë të quajtur Stingy Jack, që thuhet se mashtroi djallin dhe u detyrua të endej me një qiri brenda një rrepe. Kur emigrantët irlandezë shkuan në Amerikë, ata filluan ta bënin me kunguj, sepse ishin më të mëdhenj dhe më të lehtë për t’u gdhendur.
Halloween u bë i famshëm në Shekullin XIX, kur emigrantët irlandezë dhe skocezë e çuan këtë traditë në Shtetet e Bashkuara. Aty mori formën moderne që njohim sot: kostume, dekorime, filma horror, dhe festa me temë të frikshme.