Misteri i shpërthimit të tritolit në Vlorë/ Policia dy orë për ta gjetur, objektivi i paqartë

Misteri i shpërthimit të tritolit në Vlorë/…

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vlorë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe as materiale. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të enjtes por pasi është dëgjuar zhurma, policia ka kërkuar për më shumë se 2 orë në të gjithë zonën për vendin ku ishte vendosur eksplozivi.

Pas 2 orësh kërkimesh policia e ka gjetur në një rrugicë në lagjen “28 nëntori”.

Policia po heton nëse ka lidhje me pakon me eksploziv e gjetur një natë më parë në të njëjtën lagje, i mbështjellë me natriban dhe kishte eksplozivin dhe fitil të pashpërthyer.

Pakoja u gjet pranë lokalit të autorit të vrasjes së administratorit të fshatit Kotë në 2018.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit