Misteri i vdekjes së rusëve në Shqipëri, nuk u asfiksuan në sauna u gjetën në pishinë dimërore

Misteri i vdekjes së rusëve në Shqipëri,…

Misteri i vdekjes së rusëve në Shqipëri, nuk u asfiksuan në sauna u gjetën në pishinë dimërore

Vdekja e mistershme e turistëve rus në Shqipëri ka ngjallur shumë debate, por ende nuk është e qartë se e humbën jetën.

Burime nga prokuroria e Kavajës thonë se vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike, ndërsa në trupin e viktimave nuk janë gjetur shenja dhune.

Familja ruse, prindërit dhe vajza, si dhe i fejuari i saj u gjetën pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit. Fillimisht u deklarua se të katërt u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas.

Por trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit, pranë saunës. Turistët rusë kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme të ishin gati që pasi të ktheheshin nga vizita e tyre në Ohër të mund të relaksoheshin në to.

Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit