Misteri i vrasjes së dy shqiptarëve në Itali, hapet një llogari në ndihmë të vajzave

Misteri i vrasjes së dy shqiptarëve në…

Ngjarja horror që ka tronditur provincën e Spineas në Venecia, ende nuk shpjegohet nga ana e ekspertëve kriminalistë të këtij qyteti.

Vera, gruaja që u masakrua me thika nga ish-bashkëshorti kishte vite që ishte ndarë më Vironin. Ata kishin jetuar më herët në Greqi, ku edhe kishin lindur dy vajzat dhe më pas janë shpërngulur në Itali ku dhe janë ndarë.

Banorët e lagjes e njihnin shqiptaren për shkak të peripecive të jetës së saj me rritjen e dy vajzave, e cila sipas dëshmive të tyre ishte detyruar të bënte dy-tre punë për të rritur fëmijët, pasi vajzën e vogël e kishte me probleme shëndetësore.

Madje, pasditen e djeshme, gazeta lokale, ka hapur një llogari dhe thirrje publike për t’iu ardhur në ndihmë dy vajzave dhe për të kontribuar në rritjen e tyre, duke tentuar kështu rritjen e sensibilizimit të opinionit jo vetëm të Spineas dhe Venecias por të gjithë Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit