Misteri/ Kryebashkiaku gjendet i pajetë

Misteri/ Kryebashkiaku gjendet i pajetë

 Kreu i Bashkisë së Seulit, i cili ishte shpallur i humbur disa ditë më parë, është gjetur i pajetë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon ishte raportuar nga vajza e tij se kishte humbur kontaktet gjë që çoi në një operacion të gjerë kërkimi.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit