Misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit, familjarët: U njoftuam që ishte në koma pas 12 orësh

Misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit,…

Familja e Jani Rustemit ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarës së rëndë. Jani Rustemi u arrestua një muaj më parë në Tiranë pasi akuzohej për vjedhje tapetesh, ndërroi jetë më 20 maj në QSUT, ku ndodhej në gjendje kome prej 19 prillit.

Sot, Kunati i rij Lulzim Mehmetaj ka treguar se policia dhe mjekët ua mbajtën të fshehtë faktin që Jani kishte rënë në gjendje kome. Ai tha se u njoftuan pas 12 orësh që Rustemi ishte shtruar në spital. Ai tregoi se biseda e fundit që kanë pasur me Rustemin ka qenë dy ditë pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Ndërsa tregon se viktima nuk pinte heroinë sikur ka deklaruar policia, por konsumonte hashash me raste.

“Djali është arrestuar që me datë 12, ne kemi marrë vesh pas 12 ditësh e kemi marrë vesh që është në koma. Dy ditë pas arrestimit na kanë marrë në telefon e na kanë thënë që t’i çojmë pasaportën e Janit. Djali është arrestuar se kishte marrë një tapet e një palë atlete. Na erdhën për kontroll dhe fjala e parë që na thanë ishte a ka sjellë Jani një palë atlete e një tapet. Vjehrra doli jashtë e i tha Janit “Ça bëre”. Ai uli kokën e më pas e ka marrë policia

 Jani nuk ka pas pir heroinë, pinte hashash dhe kokainë kur kishte mundësinë. Ne fajësojmë shtetin. Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Komunikimi i fundit me Janin ka qenë vetëm dy ditë pas arrestimit, që ka kërkuar rrobat. Nuk kishim dijeni për seancën që është zhvilluar e asgjë. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital”, tha ai.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill. Por, familja ia hedh fajin shtetit për këtë tragjedi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit