"Mitingu i shekullit”/ Erdogan mbledh në aeroportin e Stambollit 1.7 milionë njerëz

“Mitingu i shekullit”/ Erdogan mbledh në aeroportin…

Rexhep Tajip Erdogan ka afro 9 vite në pushtet dhe kërkon që të vijojë të jetë në krye të vendit. Presidenti i Turqisë tregoi “dhëmbët” ndaj opozitës duke mbajtur një tubim madhështor në aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Në 14 maj, Turqia do të shkojë në votime për të konfirmuar Erdoganin sërish në krye të shtetit të tyre apo të zbresin nga froni 69-vjeçarin.

Stamboll” – brohoriti Erdogan përpara 1.7 milionë qytetarëve që ishin të pranishëm në miting. Mbi 10 mijë autobusë sollën mbështetësit në aeroportin “Ataturk”. Për këtë prani të njerëzve, Erdogan e quajti “mitingu i shekullit” mbështetjen e marrë një javë përpara zgjedhjeve.

Gjatë fjalimit të tij Ergogan e cilësoi kundërshtarin e tij të dehur, të pafe dhe e akuzoi se do të përçajë vendin. Presidenti Erdogan nuk po kalon një fushatë të lehtë elektorale, pasi populli i tij u godit nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit, që vranë mbi 48,000 njerëz në Turqinë Jugore.

Sipas sondazheve të fundit, Erdogan dhe lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu janë në një situatë thuajse të barabartë votash dhe ndoshta do të shkojnë në balotazh më 28 maj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit