Mitsotakis: Në 2027, paga minimale në Greqi do të arrijë 950 euro

Mitsotakis: Në 2027, paga minimale në Greqi…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se së shpejti qeveria greke do të miratojë një ligj për rritjen e pagave të ulëta. Në një intervistë për Skai Tv kryeministri grek tha se nuk do të ketë më paga minimale poshtë 800 euro.

Ndonëse nuk dha një shifër konkrete se sa do të arrijë paga minimale, Mitsotakis zbuloi se do të ketë rritje të pagës me mbi 5%. Kryeministri grek tha se rritja e pagave ka qenë e vazhdueshme gjatë qeverisjes se tij viteve të fundit.

Sipas Kyriakos Mitsotakis rritja e vazhdueshme e pagave është përgjigja më e mirë e kundrejt rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Unë do insisitoj. Objektivi ynë që që deri në vitin 2027 rroga mesatare të shkojë 1500 euro, ndërs paga minimale 950 euro. Bizneset duhet të paguajnë më shumë që të tërheqin sa më shumë punëtorë. Kji është përgjigja kundër rritjes së cmcimeve, por nuk mjafton”, tha kryeministri grek në intervistën e tij për Skai Tv.

Sigurisht prononcimi  i kryeministrit grek është një lajm i mirë për shqiptarët e Greqisë. Sipas matjeve të fundit në shtetin grek ka rreth 700 mijë shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit