Mjafton një ditë me shi, kanalet e papastruara shkaktojnë përmbytje në Durrës

Mjafton një ditë me shi, kanalet e…

Në lagjen Arapaj të Durrësit, një kanal kullues ndodhet në gjendje alarmante për shkak të mbeturinave të shumta dhe mungesës së pastrimit të rregullt. Pamjet e sjella nga një qytetar që denoncon, tregojnë ujë të ndotur dhe grumbuj plastikash, duke ngritur shqetësime për pasojat e mundshme.

Qytetari shkruan se kanali nuk pastrohet siç duhet, pavarësisht pretendimeve të autoriteteve. Sipas tij, kjo neglizhencë çon në bllokimin e ujërave dhe rrezikun e përmbytjeve, veçanërisht në ditët me reshje të dendura, si kjo e sotmja.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente për të parandaluar pasojat e mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës.

Mesazhi i plotë:

Arapaj durres. Ky eshte kanal kullues. Qe ben gjoja sikur e pastron kryetarja”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit