"Mjafton një pikë shi"/ Nisin përmbytjet në rrugët e Lezhës, uji arrin deri te pallatet

“Mjafton një pikë shi”/ Nisin përmbytjet në…

Ka mjaftuar një vesë shi që në Shqipëri të shfaqet sërish problematika e përmbytjeve. Rreshjet e dendura të mbrëmjes së të premtes kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Lezhës. Në disa rrugë të qytetit, prania e ujit ka vëshirësuar kalimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Sasia e lartë e ujit shkaktoi përmbytje në blloqet e banimit “11 janari” dhe të lagjes “Besëlidhja”. Po ashtu raportohet se hyrjet e disa pallateve janë bllokuar nga uji, ku niveli ka arritur deri në 30 cm.

Shkak kryesor i përmbytjeve në zonat urbane, janë bllokimi i kanalizimeve. Pusetat dhe tubat e shkarkimit nuk kryejnë siç duhet funksionin e tërheqjes së ujit, duke bërë që rrugët të përmbyten .

Problematika paraqiten edhe në Durrës, Shkodër, Tiranë dhe qytete të tjera, por deri tani pa situata të rënduara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit