Mjegulla dhe temperaturat nën zero pushtojnë Kukësin, vështirësi në qarkullim

Mjegulla dhe temperaturat nën zero pushtojnë Kukësin,…

Kukësi është zgjuar këtë mëngjes nën pushtetin e mjegullës së dendur dhe temperaturave të ulëta, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në disa zona të qytetit.

Temperaturat në qytet kanë zbritur në -2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, në lartësi mbi 800 metra mbi nivelin e detit, termometri ka shënuar deri në -6 gradë. I ftohti ka favorizuar krijimin e ngricave në rrugë, duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve.

Kushte të vështira raportohen edhe në aksin e Rrugës së Kombit, ku mjegulla ka reduktuar ndjeshëm fushëpamjen, duke kërkuar më shumë vëmendje gjatë udhëtimit.

Në këto kushte, drejtuesit e automjeteve duhet të shmangin shpejtësinë e lartë, të mbajnë distancën e nevojshme nga mjetet e tjera dhe të përdorin dritat e përshtatshme për qarkullim në kushtet e mjegullës.

Gjithashtu, apelohet për shmangien e parakalimeve dhe manovrave të nxituara, pasi kombinimi i ngricave dhe dukshmërisë së kufizuar rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit