Mjegulla pushton byppasin e Murrizit, probleme në qarkullimin e mjeteve

Mjegulla pushton byppasin e Murrizit, probleme në…

Mjegulla e dendur ka përfshirë byppasin e Murrizit në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e mjegullës është kufizuar ndjeshëm fushëpamja për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Më problematike situata paraqitet në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ku si pasojë e mjegullës së dendur dhe rrugës së ngushtë pati rrezik për aksidente.

Drejtuesve të mjeteve ju kërkohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me ndriçimin për mjegullën.

Prania e mjegullës së dendur është burim aksidenti, ndaj dhe efektivët e rrugores kanë bërë këshillimin e drejtuesve të mjeteve në anën e Xibrit të Bashkisë së Klosit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit