
Mjekët e familjes kanë nënshkruar një peticion drejtuar Ramës dhe Manastirliut, mbi propagandën që bën në fushatë elektorale. Qeveria nxitoi të thoshte se do të rrisë pagat e mjekëve, por jashtë liste la mijëra prej tyre. Rritja e pagës te bluzat e bardha nuk përfshinë mjaftueshëm mjekët e familjes.
Shtesat në paga pësuan një rritje prej 7% sipas Ramës, për mjekët e infermierët në tërësi. Por sipas një udhëzimi të mëvonshëm, u bë me dije se shtesa për mjekët e familjes do të ishte vetëm 15 mijë ketë, ndërkohë që e mjekëve specialistë ishte deri në 45 mijë lekë.
“Duke qenë se ndiehemi të prekur e të fyer konsiderueshëm nga këto masa të nxituara, Ne, mjekët specialistë të familjes, e kundershtojmë Udhezimin Nr.9, duke Ju parashtruar si vijon argumentat tona:
• Udhezimi Nr. 9, gjykojmë se është antikushtetues e diskriminues, duke shkelur parimin themelor te barazisë në punë përsa lidhur me arsimimin. Specilaiteti ynë – Mjek Familjeje nuk mund të diskriminohet në raport me specialitetët e tjera të tilla si Mjek Dermatolog, Okulist, etj.Udhezimi Nr.9 zëvendëson Udhezimin Nr.8, me synim diferencimin e mjekëve të familjes, edhe pse, mjekë specialist e mbajtës të diplomës së specializimit (pasuniversitar) lëshuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, me një shtesë page, tre herë më të ulët, në 15.000 lekë. Ju lutemi të na parashtrohet baza ligjore ku mbështetet ky ndryshim vendimi, për diferencimin e pagave dhe për zhvleresimin e diplomës së mjekut specialist të familjes, si dhe arsyen e kundërshtimit të Udhezimit Nr.8 në një hark kohor 4 ditor” – thuhet në deklaratën e mjekëve të familjes.