Mjekët e Shkodrës paralajmërojnë bojkot: Duam pagat

Mjekët e Shkodrës paralajmërojnë bojkot: Duam pagat

Punonjësit e spitalit rajonal Shkodër kanë protestuar këtë të hënë para ambienteve të spitalit pasi ende nuk kanë marrë pagën e punës së bërë në muajin dhjetor të vitit që shkoi.

Disa prej punonjësve të stafit kanë tentuar të bojkotojnë dhe punën, por është negociuar për të mos lënë pacientët pa shërbim. Ata kanë paralajmëruar se nëse pagat nuk do të dalin do të përshkallëzojnë reagimin duke ndërprerë shërbimin ndaj qytetarëve.

Sindikata e Shëndetësisë ka bërë përgjegjëse për situatën Ministrinë e Shëndetësisë, pasi sipas tyre spitali rajonal i ka kryer të gjitha procedurat por pagat e muajit dhjetor nuk kanë kaluar. Sipas kreut të sindikatës Paolo Kaceri, pagat duhet të kishin dalë që javën e parë të muajit janar.

Në të njëjtën situatë gjendet dhe infermierët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, të cilët akoma nuk e kanë marrë rrogën edhe pse ndodhemi në fund të janarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit