Mjekët i dhanë 2 vite jetë legjendës së regbisë, bashkëshortja nuk mban lotët: Ai më thotë gjej dikë tjetër

Mjekët i dhanë 2 vite jetë legjendës…

Bashkëshortja e legjendës së regbisë, Rob Burrow nuk i mban dot lotët kur tregon se ai e nxit atë që të gjejë dikë tjetër kur ai të vdesë. Baba i 3 fëmijëve, Rob u diagnostikua me sëmundje të neuroneve motorike që prek nervat në tru dhe palcën kurrizore në muajin Dhjetor të 2019-ës dhe thotë se ai është ende gjallë për shkak të bashkëshortes së tij, Lindsey, 39 vjeç.

“Ai gjithmonë thotë: “Gjej dikë tjetër, ti je ende e re. Nuk do të ketë kurrë njeri tjetër. Askush nuk mund ta zërë vendin e Robit. Është një klishe, apo jo – dashuri me shikim të parë, por mendoj se është e vërtetë”, thotë bashkëshortja e Rob Burrow.

40-vjeçari Rob nuk mund të ecë më ose të flasë dhe duhet të komunikojë përmes një tastiere të kontrolluar nga sytë, por çifti ende arrijnë të bëjnë shaka dhe të qeshin së bashku. Rob është një nga më të mëdhenjtë e ligës së regbisë, pasi ka fituar tetë finale të mëdha të Superligës me Leeds Rhinos dhe 20 ndeshje ndërkombëtare.

Por tre vjet më parë atij iu tha se mund të ketë vetëm një vit, maksimumi dy, për të jetuar. Ai tha për prestigjiozen “The Mirror” se do të “luftonte deri në frymën e tij të fundit” për të parë fëmijët e tij, Macy 10 vjeç, Maya 7 vjeç dhe Jackson 3 vjeç, teksa rriten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit