'Mjekët i hoqën gjysmën e kafkës', Matilda kërkon ndihmë për vëllain

‘Mjekët i hoqën gjysmën e kafkës’, Matilda…

Ndihmoni vëllain e Matildës duke klikuar te linku Gofundme!

Matilda ka treguar për TVA News historinë e vëllait të saj i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, pas goditjes nga një emoragji celebrale në kokë.

Ajo thotë se vëllai i saj Ergysi u largua në shtator të vitit që shkoi në Vjenë, për të punuar pasi gendja e tyre ekonomike nuk është e mirë. Në dhjetor, tre muaj pasi kishte shkuar për të punuar, Ergysi u godit nga një trompozë në tru, dhe një ditë më pas shokët e tij e dërguan në spital.

Ju kam kontaktuar për një problem të vëllait. Iku nga shtatori në Vjenë për të punuar në të zezë! Në 10 dhjetor pësoi një goditje, trompozë, emoiragji celebrale! Nuk kishte shkuar në punë atë ditë sepse binte dëborë. Kur pësoi emoragjinë në tru, shokët e gjetën dhe e çuan në spital ditën tjetër, ndenji 15 orë në atë gjendje”, tregon motra e 32-vjeçarit.

Më tej ajo shprehet se gjatë kurimit doktorët i kanë hequr vëllait gjysmën e kafkës, teksa operacioni për rikthimin e saj kushton 200 mijë euro. Vëllai i Matildës ka kaluar 35 ditë në gjendje kome, teksa sot ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Kur shkoi ishte në gjendje shumë të keqe, sa që doktorët ja kanë hequr gjysmën e kafkës së kokës, dhe sot nuk e ka vëllai. Nuk na dhanë shpresa, thanë do ta fusim për operacion, po nuk dihet nëse do dalë! Gjendja e vëllait sot është shumë e rëndë sepse duhet ta kishte bërë operacionin më herët. Ne deri më tani nuk kemi paguar asnjë këst të kurimit, vëllai ndenji në koma 35 ditë dhe dhoma e spitalit kushtonte 1 200 euro nata”, tregon Matilda.

Me dorën në zemër ajo i kërkon shqiptarëqve që kanë mundësi, për të ndihmuar që të shpëtojë vëllain që kishte ikur në emigrim për të siguruar lekët për operimin e të nënës që vuan nga një sëmundje në fytyrë.

Shqiptarëve i kërkoj të më ndihmojnë sadopak që t’i shpëtohet jeta. Ne e dimë që nuk do bëhet siç ka qenë, pot ë paktën ta kemi me frymë vëllain. Ta kemi se është i vogëli i mamit dhe babit!

Kurimi shkon 200 mijë euro, vëllai kishte shkuar në emigrim për të punuar që të operohej mami se vuan nga sëmundja e keqe në fytyrë. Ne të ardhura kemi vetëm pensionin e mamit dhe të babit”, përfundon ajo.

Kush ka mundësi dhe dëshirë për ta ndihmuar Matildën dhe vëllain e saj,

IBAN: AL38202620020000000041470836

Numër telefoni: +355 69 46 34 400

Adresa: Fshati Prenisht Pogradec.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit