Mjekët ia fusin gjumit, radha e fëmijëve të sëmurë

Mjekët ia fusin gjumit, radha e fëmijëve…

Një prind ka denoncuar situatën në Spitalin e Fëmijëve, ku kushtet dhe shërbimet vijojnë të jenë neglizhente.

Në mesazhin e tij, ai thotë se ishte i detyruar të priste me fëmijën e tij tre muajsh disa orë për të marrë një konsultë mjekësore dhe një rekomandim për eko barku.

Pas marrjes së rekomandimit, prindi u përball me mungesë stafi edhe te shërbimi i ekografisë.

”Prsh m falni per shqetsimin isha n spital me femin 3 muajsh prita nga ora 11 derin tn e vizitova m dha nje leter per eko barku ishte aty afer kjo e ekove shkoj ke ekoja shiko ca boet. Tek spitali i femijeve nuk isha vetem un por dhe ja 10 si puna ime“,-denoncon ai.

Denoncimi nënvizon faktin se ai nuk ishte i vetëm në këtë situatë teksa të paktën 10 prindër të tjerë po prisnin me fëmijët e tyre, të lodhur dhe të zhgënjyer që në zyra nuk ishte asnjë mjek.

Situata e spitaleve publike në Shqipëri, veçanërisht në trajtimin e fëmijëve, mbetet një shqetësim i madh për qytetarët. Pritjet e gjata, mungesa e organizimit dhe trajtimi i papërshtatshëm janë probleme që kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit