Mjekët izraelitë prodhojnë ilaçin e veçantë që zëvendëson qepjet

Mjekët izraelitë prodhojnë ilaçin e veçantë që…

Ngjitësi është gjithashtu i përshtatshëm për plagë brenda trupit dhe është katër herë më i fortë se ngjitësit ekzistues të përdorur për këtë qëllim.

Një “zam” special mjekësor që zëvendëson qepjet u krijua nga studiuesit në “Technion” – Institutin  Izraelit të Teknologjisë, në Haifa.

Me një mjet të posaçëm në formën e një pistolete silikoni, ngjitësi shtrihet në indin e dëmtuar të trupit. Pas aplikimit, masa e zamit integrohet shumë shpejt dhe dekompozohet brenda pak javësh.

Ngjitësi është gjithashtu i përshtatshëm për plagë brenda trupit dhe është katër herë më i fortë se ngjitësit ekzistues të përdorur për këtë qëllim.

Burimi:Izraeli Sot|Përktheu dhe Përshtati: Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit