Mjekët kanë ngecur në trafik, urgjenca e spitalit Kamëz plot me pacientë në radhë

Mjekët kanë ngecur në trafik, urgjenca e…

Një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët që kanë kërkuar ndihmë në repartin e urgjencës pranë Qendrës Shëndetësore të Kamzës.

Sipas qytetarëve, mëngjesin e sotëm urgjenca rezultonte të ishte plot me pacientë, por pa asnjë mjek të pranishëm.

Një qytetare e cila ishte fëmijën e saj, shprehu shqetësimin se personeli nuk ndodhej në ambientet e spitalit me justifikimin se kishin ngecur “në trafik”.

“Është e papranueshme që në një urgjencë të mos gjendet asnjë mjek. Jemi me fëmijë të sëmurë dhe askush nuk reagon. Kjo është një situatë që mund të rrezikojë jetë,” – tha ajo, duke apeluar për ndërhyrje nga autoritetet shëndetësore.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe masa të menjëhershme për garantimin e ndihmës mjekësore në çdo kohë pasi si taksapagues të rregullt, ky është minimumi që kërkojnë dhe jo reklamat në rrjetet sociale sa për sy e faqe.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit