Mjekët në Korçë i mohojnë kempin, Valbona: Rrezikoj humbjen e këmbës

Mjekët në Korçë i mohojnë kempin, Valbona:…

Kjo është historia e Valbona Lako, e martuar prej 17-vitesh në qytetin e Korçës dhe që është e shqetësuar nga një sërë problemesh.

Ajo thotë se gjatë të gjithë këtyre viteve, burri i saj e ka dhunuar vazhdimisht teksa shton se fëmijët i ka rritur e vetme me ndihmën e familjarëve të saj. Si të mos mjaftonte dhuna e bashkëshortit, Valbona është dhunuar edhe nga njerzit e burrit.

Problemi tjetër i saj është mungesa e strehimit, për të cilin shprehet se jeton në kushte të mjerushme pa dyer dhe dritare. Uji dhe energjia elektrike mungon gjithashtu.

Ushqyerja e fëmijëve ka qenë e vështirë për të, teksa shton se njërin prej tyre e ka të sëmurë nga anemia. Valbona nuk ka mundësi për të marrë ilaçet e fëmijëve dhe ilaçet e saj, pasi vuan nga një problem në këmbë.

E gjitha kjo ka ardhur pasi prej një viti i kanë ndërprerë kempin edhe pse është në grupin dy të personave që pajisen me kemp. Sipas saj, mjekët në Korçë nuk i pranojnë dokumentat, duke pretenduar se frakturat e këmbës janë hequr.

Për këtë problem qytetarja është paraqitur në kempin epror, të cilët në përgjigjen e tyre kanë kundërshtuar deklaratat e mjekëve në Korçë, duke i dhënë të drejtën e grupit që kishte dhe të përfitonte edhe pagesat e prapambetura.

Problemi më i madh i Valbonës është afati për të firmosur dokumentat e kempit, që përfundon në datën 23 dhjetor 2023, dhe sipas saj, nëse mjekët nuk i pranojnë firmën ajo do të mbetet pa kemp dhe pa ilaçe përsëri, duke rrezikuar dhe humbjen e këmbës.

Shiko videon KËTU!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit