Mjekët nuk kishin shpresë se do të jetonte, 44-vjeçari me kokën përmbys një vullnetar dhe motivues!

Mjekët nuk kishin shpresë se do të…

Ndonëse kur lindi, mjekët nuk kishin shpresë se do të jetonte më shumë se 24 orë, një burrë i cili ka lindur me kokën përmbys, jo vetëm ka jetuar plot 44 vite, por edhe ka krijuar një karrierë në jetën e tij. Claudio Vieira de Oliveira i cili jeton në shtetin veri-lindor brazilian, Bahia, vuan nga arthrogryposis multiplex congenita, teksa kur lindi mjekët nuk kishin shpresë se do të jetonte.

Ai vuan nga atrofia muskulore, ku shihet që krahët i ka të bashkuar me gjoksin, ndërsa kokën e ka përmbys. Ai njihet për mesazhet motivuese që dërgon tek personat e tjerë, ndërsa gjithmonë vë në pah vështirësitë që ka kaluar si dhe sukseset. Oliveira pëlqen të bëjë çdo gjë që i pëlqen, teksa gjithmonë në intervistat e tij thekson se jeta e tij është një jetë normale qe e ka mësuar të jetë ky që është sot.

Ndonëse nuk është i arsimuar, ai di të shkruaj dhe lexojë rrjedhshëm dhe kjo falë nënës së tij, ndërsa ka shkruar një autobiografi. Që nga viti 2000 e deri tani ka qenë një përcjellës i mirë i mesazheve motivuese për jetën, ndërsa është vullnetar në një projekt qe ndihmon fëmijët e pambrojtur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit