Mjekët zbardhin hartën: Ja lagjet më të prekura me COVID në Tiranë

Mjekët zbardhin hartën: Ja lagjet më të…

Me mbi 1250 raste aktive, Tirana është vatra kryesore e koronavirusit në Shqipëri.

Mjekët epidemiologë, kanë treguar edhe hartën e infektimeve në kryeqytet.

Këtu bëhet fjalë për tre lagje të mëdha, të cilat ndodhen në hyrje e në dalje të Tiranës.

Ky është një shqetësim i mjekëve, pasi sipas tyre shifrat po rriten nëpër periferi, ku edhe masat zbatohen në kushte minimale.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos për eventet mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit” – u shprehën mjekët.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit