Mjekët zbuluan se Covid-19 ka hyrë në Francë që në dhjetor

Mjekët zbuluan se Covid-19 ka hyrë në…

Mjekët francezë kanë gjetur se një pacient i tyre ka pasur koronavirusin që në dhjetor 2019, por atëherë ende nuk kishte informacione të plota nga Kina ose Organizata Botërore e Shëndetit për këtë virus.

Zyrtarisht Franca ka raportuar rastin e parë me Covid-19 në fund të janarit, por ripërsëritja e analizave të shumë pacientëve të mëparshëm me pneumoni, ka zbuluar se Covid-19 ka qenë në vend që në dhjetor.

Të dielën, 3 maj, profesor Yves Cohen nga Spitali Avicenne, pranë Parisit, tha se në një seri të dytë testesh mbi pacientët e shtruar në dhjetor, pati rezultate pozitive për COVID-19.

Duke folur për BFM TV, mjeku francez tha:

“Ne kemi ri-analizuar të gjitha testet negative për njerëzit që u diagnostikuan me pneumoni. Nga 24 pacientë, gjetëm një që rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 në 27 dhjetor, kur ai u dërgua në Spitalin tonë Avicenne.”

Sipas mjekut, në rast se Covid-19 do të ishte kapur më herët në Francë, do të mund të ishin marrë masa më herët duket shpëtuar mijëra jetë njerëzisht.

Deri të hënën në mëngjes, Franca ka mbi 168,000 të infektuar me COVID-19, 24.898 prej të cilëve kanë vdekur.

Por gjetja e mjekëve vë tashmë në dyshim numrin zyrtar të vdekjeve, pasi persona që kanë vdekur nga fundi i dhjetorit deri në fund të janarit, mund të kenë qenë për shkak të koronavirusit, por nuk janë regjistruar si të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit