Mjekimi i ri jep shpresë, epidemiologu Alimehmeti: Ky ilaç përmirësoi për 3 ditë ata që ishin të intubuar nga koronavirusi

Mjekimi i ri jep shpresë, epidemiologu Alimehmeti:…

Ka edhe lajme të mira në pandeminë e frikshme të koronavirusit.

Është epidemiologu, Ilir Alimehmeti, që ka ndarë një zbulim të rëndësishëm.

Mjeku ka postuar studimin nga Qendra Kombëtare e Kancerit Bethesda, në SHBA.

Në këtë qendër, janë testuar 19 pacientë, të konfirmuar me koronavirus, e të cilët ishin në gjendje të rëndë.

Ata janë mjekuar me ilaçin akalabrutinibin.

Brenda 1-3 ditësh, 8 nga 11 pacientë që ishin në terapi intensive, dolën nga kjo terapi e nuk kishin më nevojë për oksigjenim.

4 nga 8 pacientë që ishin të intubuar, u ekstubuan.

Ndërkohë, 2 pacientë të tjerë nga këta të tetë, dolën nga terapia intensive dhe nuk kishin më nevojë për oksigjenim.

Këto të dhëna shpresëdhënëse, i hapën rrugë studimeve zyrtare mbi këtë medikament.

Postimi i plotë:

Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende. Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin. Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende: 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)  8 paciente te intubuar Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re: Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem. Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj: 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.

2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim. Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare. Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19. Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive. Forca miq! Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme! Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit: Distance fizike Higjiene e rregullt Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit