Mjekja del pozitive me koronavirus, mbyllet materniteti i Lushnjës

Mjekja del pozitive me koronavirus, mbyllet materniteti…

I gjithë materniteti i qytetit të Lushnjës, është mbyllur ditën e sotme.

Kjo ka ardhur pasi një nga mjeket gjinekologe ka dalë pozitive pas testit për COVID-19.

Pas konfirmimit të saj pozitive, tamponi u është bërë edhe stafit të maternitetit.

Pritet të dalin rezultatet, ndërkohë materniteti ‘Ihsan Çabej’ është mbyllur.

Ndërkohë, aktualisht është vendosur që vizitat të bëhen në ambulancë dhe qendra shëndetësore të lagjeve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit