Mjeku Edvin Prifti bën kërkesë në GJKKO: T’i kthehen gruas time paratë e sekuestruara në banesë

Mjeku Edvin Prifti bën kërkesë në GJKKO:…

Mjeku Edvin Prifti ka depozituar një kërkesë në GJKKO ku kërkon që t’i kthehen paratë e sekuestruara në banesë me pretendimin se janë të bashkëshortes së tij.

Po ashtu ai kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit dhe të kontrollohet paligjshmëria e kontrollit të zyrës dhe banesës së tij.

“T’i kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara në cantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova material ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe, diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë”, shkruhet në kërkesën e mjekut Prifti drejtuar GJKKO-së.

Sipas tij, paratë që kanë gjetur në zyrë dhe në banesën e tij, janë kursime familjare.

Gruaja e Edvin Prifti ka deklaruar se paratë ishin të sajat, të përfituara nga një kontratë shitje. Mësohet se paratë që u sekuestruan nuk janë marrë nga banka.

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit