Mjeku humbi jetën në Sanatorium, Ministria e Shëndetësisë justifikohet: Po trajtohej në banesë, pas rëndimit të gjendjes...

Mjeku humbi jetën në Sanatorium, Ministria e…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është munduar që të justifikojë humbjen e jetës të mjekut pneumolog nga Tropoja, që sot ndërroi jetë në spitalin COVID-2.

Sipas MSH-së, me hidhërim të thellë konfirmohet humbja e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19.

Sipas MSH, mjeku pneumolog 53-vjeçar, me origjinë nga Tropoja, është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e insuficensës së rëndë respiratore.

Po kështu, MSH deklaron se, mjeku Anibal Byberi, vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, Buberi ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302.

Mjeku kohët e fundit nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkurronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit