Mjeku i njohur akuzon rëndë Manastirliun: Të sëmurët me COVID po kurohen në...

Mjeku i njohur akuzon rëndë Manastirliun: Të…

Renato Osmënaj, mjeku imazherist, ka bërë një deklaratë të fortë.

Mjeku që njihet ndryshe edhe si “Xhaxhi doktori”, ka hedhur dyshime se në spitalet private po kurohen persona pozitivë me COVID-19.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke ftuar edhe SPAK-un të hetojë e ta thërrasë për të dëshmuar.

Postimi i plotë:

“‘Ogi!

Mos i mbaj të sëmurët COVID në spitale private OGIIIIII! Nuk e fituat dot betejën që donte BABA! Mos abuzo me shqiptarët OGI!

Ke tre spitale private që kanë të sëmurë COVID dhe ti ncuk! Mos akuzo më QSUT! Mos u merr me maska OGI! Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë!,’-shkruan ‘Xhaxhi doktori’.

Ndërkohë që ministrja bën apel për vendosjes së maskës, sërish numri i të prekurve nga koronavirusi është i lartë.

Deri më tani janë shënuar 107 viktima, ndërsa vetëm sot kanë rezultuar pozitivë 55 persona.”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit