Mjeku i njohur amerikan ndërpret çdo komunikim me Trump: Ai nuk dëgjon për asgjë

Mjeku i njohur amerikan ndërpret çdo komunikim…

Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive, tha se Presidenti Donald Trump rrallë po takon ekspertë të shëndetit publik për të udhëhequr vendin nga kriza e koronavirusit.

Në një intervistë botuar herët të hënën, Fauci u pyet nëse ishte në kontakte të shpeshta me presidentin për ecurinë e vaksinave.

“Jo”, u përgjigj Fauci, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

“Ne kemi pasur takime çdo ditë, përfshirë të shtunën dhe të dielën, por tani jo më.”, tha Fauci.

Agjenda e lajmeve në SHBA është e konsumuar aktualisht nga protestat dhe trazirat që përfshijnë qytetet e saj, por kombi po përballet gjithashtu me një problem të dytë: Si të dali nga kriza e koronavirusit.

Sëmundja ka vrarë më shumë se 100,000 amerikanë dhe ka shkatërruar ekonominë.

Gjatë gjithë krizës, Trump është përplasur me ekspertë të shëndetit, duke rekomanduar kurime të paprovuara dhe duke injoruar masat e sigurisë që ata sugjerojnë.

/Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit