Mjeku i VIP-ave: Virgjëria nuk ekziston, por mentaliteti është më i fortë!

Mjeku i VIP-ave: Virgjëria nuk ekziston, por…

Virgjëria është ende një tabu, teksa vazhdon që edhe në ditët e sotme të mbetet e tillë në Shqipëri. Janë të shumtë ata persona që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin dhe për këtë shkak fenomeni i ‘qepjes’ ekziston ende. Kjo temë është rikthyer në vëmendje në një emision në Top Channel, ku në një lidhje “Skype”, ishte dhe anestezisti i njohur, Skerdi Faria i cili tha se në klinikën e tij kjo procedurë tashmë është hequr.

Anestezisti i njohur:

Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore. Janë mentalitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ashtuquajturat qepje, më tepër nga ana humanitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për t’u martuar. Nga zonat rurale

 Faria, është shprehur se dy vajzave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qepur, ua kanë shpjeguar se nuk ekziston virgjëria, por mentaliteti është më i fortë.

Skerdi Faria:

Ja kemi shpjeguar, por nuk mund të dalim më të fortë se mentaliteti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vështirë që të ndryshojë mendim.

Ndërkohë nga pikëpamja mjekësore-anatomike, virgjëria nuk ekziston, ndërsa Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologeve, i cili përfaqësohet nga mjekë obstetër dhe gjinekologë britanikë, ka publikuar një apel për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit