Mjeku infeksionist Tritan Kalo jep lajmin e rëndësishëm: S’do kemi rikthim të Covid në vjeshtë, ja ç’do ndodhë

Mjeku infeksionist Tritan Kalo jep lajmin e…

Mjeku ínfeksionist Tritan Kalo ka deklaruar se nuk do të ketë rikthim të koronavirusit në vjeshtë, por do të jetë i përfshirë në ínfeksionet e tjera që do shfaqen gjatë kësaj stine.

Në mbledhjen online me kryeministrin Rama dhe Komitetin e Ekspertëve, Kalo tha se njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me rregullat e vendosura për tu mbrojtur nga sëmundja në mënyrë që situata të mos përkeqësohet.

“Krejt e rëndësishme, me hapjen graduale, ajo që mua më brengos si specialist është që hapja të mos konsiderohet si shqyrje, por të respektojnë këto rregulla duke bindur vetveten se rreth nesh ka Covid, pasi ínfeksionet do të shtohen me ardhjen e vjeshtës. Të mos i kapërcejmë asnjëherë këto rregulla dhe kapacitete, në mënyrë që Shqipëria të mbetet tek vendet që e menaxhon pándeminë.

Nuk do të ketë kthim të Còvid në vjeshtë por ai do të jetë i përfshirë me ínfeksione të tjera në vjeshtë. Në përzierjen e këtyre infeksioneve do të kemi edhe Covid. Duhet të jetojmë në një linjë sipas shfaqjes së Còvid në vendin tonë”, tha Kalo.(A.M/Faxweb.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit