Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID mund të zhduket pa vaksinë

Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID…

“Covid mund të zhduket para se të përgatitet një vaksinë”. Deklarata bëhet nga mjeku i njohur italian Matteo Bassetti.

Për mediat italiane, Profesori Bassetti, një ekspert i sëmundjes infektive në spitalin Policlinico San Martino në Itali, ka thënë se Covid-19 po bëhet më pak vdekjeprurës ndërsa përhapet.

Profesori Matteo Bassetti

Mjeku ka pohuar se koronavirusi tanimë është dobësuar nga “tigër” është kthyer në një “mace të egër” dhe madje mund të përballohet pa një vaksinë.

Virusi po bëhet më pak vdekjeprurës ndërsa vijon përhapet, sipas profesorit Matteo Bassetti, drejtues i një klinike sëmundjesh infektive në spitalin Policlinico San Martino në Itali.

Ai tha për “Sunday Telegraf” se kohët e fundit ka parë pacientë të moshuar që po rikuperohen, të cilët do të kishin vdekur më herët gjatë pandemisë.

Edhe pacientët e moshës 80 ose 90 vjeç tani janë në shtrat dhe marrin frymë pa ndihmë. Të njëjtët pacientë do të kishin vdekur në dy ose tre ditë më parë,” tha profesori Bassetti.

“Ai ishte si një tigër agresiv në mars dhe prill, por tani është si një mace e egër.”

Mjeku thotë se në kulmin e pandemisë Covid-19 në Itali në mars dhe fillim të prillit, pacientët shpesh paraqiteshin me një sëmundje e cila ishte “shumë e vështirë për t’u menaxhuar”.

Pacientët në gjendje të rëndë shpesh kishin nevojë për oksigjen dhe ventilim, dhe disa vazhduan të zhvillonin pneumoninë.

Sidoqoftë, ai thotë se në katër javët e kaluara “fotografia” ka ndryshuar plotësisht.

Kjo mund të jetë për shkak se virusi ka pësuar mutacion dhe është dobësuar edhe pse po përhapet nëpër botë.

Një teori tjetër është që distancimi shoqëror dhe përdorimi i maskave te po kryen punë dhe se ata po ekspozohen më pak ndaj ngarkesave virale, dhe për këtë arsye sëmuren më pak.

Kjo madje mund të nënkuptojë që virusi vdes para se të vihet në dispozicion një vaksinë, sipas Prof Bassetti.

“Ndoshta kjo mund të shkojë zhduket plotësisht pa një vaksinë. Ne kemi më pak njerëz të infektuar dhe kjo mund të përfundojë me virusin që vdes,” shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit