Mjeku në Florida: Vaksinat e covid-19 kontaminojnë ADN-në

Mjeku në Florida: Vaksinat e covid-19 kontaminojnë…

Kirurgu i përgjitshëm i Floridas Joseph Ladapo i emëruar nga gruvernatori Ron Desantis ka deklaruar se vaksina e covid-19 mund të kontaminojë ADN-në e njeriut. Joseph Ladapo gjithashtu ka bërë thirrje në bulentini zyrtar për ndalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të vaksinave përforcuese të covid-19. Kjo deklaratë është publikuar të mërkurën nga departamenti i shëndetësisë në Florida.

Në buletinin shëndetësor, Ladapo thotë se Administrata Federale e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk e kanë vlerësuar siç duhet rrezikun që vaksinat popullore mRNA të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech mund të shkaktojnë në fragmentet e ADN-së dhe kjo gjë ndot integrimin me ADN-në e njeriut.

Në një email për Associated Press, një zëdhënës i Pfizer ka kundërshtuar pretendimin se vaksina e prodhuar nga kompania për covid-19 përmban fragmente ndotëse të ADN-së.

“Vaksina është një vaksinë tërësisht sintetike. Ka pasur studime paraklinike të sfidës së kafshëve duke përdorur makakët rhesus, megjithatë asnjë pjesë e vaksinës apo studimeve tona nuk ka përdorur majmunët e gjelbër. Pretendimi se vaksina përfshin ADN-në e majmunit është i pasaktë.” – thuhet në deklaratën e Pfizer.

Ladapo është arsimuar në Harvard dhe është pjesë e America Frontline Doctors. Kritikët e tij e kanë akuzuar se ka nxitur përdorimin e kurave false të cilat janë alternativë ndaj përdorimit të vaksinës covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit