“Mjeku në Laprakë nuk na dha shërbim, s’dinte ilaçet dhe pyeste ChatGPT”

“Mjeku në Laprakë nuk na dha shërbim,…

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të ndodhur pasditen e sotme në Qendrën Shëndetësore nr. 7 në Laprakë.

Në një mesazh drejtuar redaksisë, qytetarja shprehet se, për shkak të gjendjes shëndetësore, është paraqitur në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore. Por në qendër nuk ishin ilaçet e nevojshme dhe mjeku i turnit sipas saj është konsultuar në telefon me ChatGPT për vendosjen e medikamenteve.

“Jam sëmurë dhe ika te klinika. Përveç se nuk kishte ilaçe, mjeku pyeste ChatGPT për vendosjen e ilaçeve”, shkruan qytetarja në denoncimin e saj.

Ajo thotë gjithashtu se mjeku nuk arriti t’i administronte trajtimin dhe se nuk kishte pajisjet e nevojshme për vendosjen e serumit. Për këtë arsye ajo është detyruar ta blejë vetë serumin dhe medikamentet në farmacinë përballë qendrës shëndetësore, ndërsa më pas është larguar për të marrë shërbim në një klinikë private.

“Na tha të iknim privat. Serumin e blemë ne dhe të gjitha në farmacinë përballë”, shprehet ajo.

Qytetarja thotë gjithashtu se mjeku i turnit, i cili sipas saj nuk u prezantua me emër, i ka paralajmëruar se do të thërriste policinë pasi kërkuan të merrnin shërbim shëndetësor.

“U larguam pa asnjë shërbim dhe po ikim në privat”, përfundon qytetarja, duke kërkuar që rasti të bëhet publik.

Denoncimi ngre pikëpyetje mbi kushtet dhe shërbimin e ofruar në qendrat shëndetësore gjatë orareve të shërbimit, ndërsa pretendimet e qytetares mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse.

Denoncimi i qytetares:

Pershdetje si jeni? Ju lutem doja denocoja nje rast jam smure dhe ika tek klinika pervec se nuk kishte ilace mjeku pyste chatin per vendos ilacet perfundimi sme vendosi dot as ne serum me tha ik privat pa uniforme ne orar pune nuk dinte emrag e ilace Qendra shendetsore numer 7 Laprake sot dite e diele data 27 shtator 17:27 doktorri roje qe nuk na la as emer dhe skishte as ngjites per vendos serumin dhe ne u larguam pa sherbim Ky eshte shteti jone kemi perfundu duke na marr jeten sepse nuk jane mjek jane kasapa serumin e bleme ne dhe te gjitha ne te farmacia perballe Dhe ikem na tha dhe do tju marr policine se kerkuam sherbim U larguam pa asnje sherbim dhe po ikim ne privat Neve juve qe jeni shpetim i gjithe shqiptarve se ne kemi marre fund si shtet e vend

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit