Një mjek kirurg britaniko-palestinez që mjekonte të plagosurit që shkonin në spitalin al Shifa dhe al Ahli në Gaza pas luftës Izrael-Palestinë ka deklaruar se situata në fillimet e luftës, por jo vetëm ka qenë i tmerrshëm.
Ghassan Abu Sitta shprehet se rreth 40-45% e të plagosurve ishin fëmijë dhe objektivi kryesor i bombardimeve ishin shtëpitë e banimit. Kirurgu thotë se raketat fragmentare janë përdorur për të sulmuar Gazën, duke shkaktuar lëndime të rralla te pacientët.
“Një nga skenat më të tmerrshme që kam parë në spitalin Shifa ishte kur, pas sulmit ajror dhe futjes së të vdekurve dhe të plagosurve, anëtarët e stafit vraponin furishëm në departamentin e urgjencës, duke parë fytyrat e të plagosurve dhe të vdekurit për të parë nëse në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve kishte të afërm të tyre.”, tha mjeku.