Mjeku: Punëtori në Durrës u infektua me koronavirus, në ndërmarrje s’ka nisur hetimi epidemiologjik

Mjeku: Punëtori në Durrës u infektua me…

Mjeku Erion Dasho deklaroi se ka të dhëna të sigurta se një nga pacientët e infektuar në Durrës para disa ditësh ka qenë pjesë e një ndërmarrje dhe në atë ndërmarrje nuk është kryer ende hetimi epidemiologjik.

Sipas tij këto neglizhime nuk falen.

“Uroj që informacioni që unë kam të jetë i gabuar, pasi do të ishte skandal”, theksoi mjeku, i cili nënvizon se pavarësisht se virusi aktualisht shkakton më pak probleme pasi i është ulur virulenca, autoritetet nuk duhet të ulin vigjilencën. Ai shtoi se ka raste të mjekëve që punojnë pa maska.

“Virusi shkakton aktualisht më pak dëme shëndetësore nga sa shkaktonte më parë. Numri i viruseve që zbulohet sot në mostrat laboratorike të pacientëve në Itali, është shumë më i ulët se më parë. Por, nuk duhet të flemë mbi dafina. Personat mbi 65 vjeç, të prekurit nga sëmundjet kronike dhe personeli shëndetësor vijojnë të jenë të rrezikuar dhe nuk ka të dhëna që këto grupe kanë më pak risk gjatë verës. Këto kategori po neglizhohen. Unë kam parë publikime në rrjetet sociale të mjekëve që japin shërbim pa maska. Kjo është e pafalshme, pasi mjekët e kanë të detyrueshme, së bashku me pacientët, mbajtjen e maskës”, tha mjeku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit