Mjeku Tritan Kalo merr rrugët e emigrimit: Nëse nuk je militant apo servil, nuk ecën në Shqipëri

Mjeku Tritan Kalo merr rrugët e emigrimit:…

Nga Shqipëria nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe moshat e thyera. Profesioni i mjekut, infermierit apo personelit shëndetësor është i vështirë dhe të rinjtë zgjedhin të punësohen në vendet europiane apo edhe përtej kontinentit. I zhgënjyer me vitet e punës dhe trajtimin që i kanë bërë është edhe mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo.

Së bashku me ekipin e specialistëve të tjerë, Kalo shërbeu në spitalet Covid që nga dita e parë. Në nje postim në rrjete sociale mjeku i njohur thotë se do të rikthehet sërish të jetojnë në emigrim, pas përpjekjes që bëri për të kontribuar në vendin e tij.

Militantizmi, servilizmi, kryetarokracia dhe partia, sipas tij kanë mbizotëruar se çdo interes tjetër i shqiptarëve. Edhe pse në prag pensioni, mjeku njofton se sapo të dalë zyrtarisht nga dyert e spitalit, do të udhëtojë drejt Kanadasë për të jetuar.

Nëse nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë….KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare. Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimin tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada” – shkruan mjeku infeksionist.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit