Mjeku Tritan Kalo merr titullin “Qytetar Nderi” i Kuçovës: Është një vlerësim i papritur

Mjeku Tritan Kalo merr titullin “Qytetar Nderi”…

Mjeku Tritan Kalo ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i Kuçovës. Në një ceremoni modeste dhe nën respektimin e masave anti-Covid, bashkia e qytetit naftëtar të Kuçovës ka nderuar sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” mjekun e shquar Tritan Kalo.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të bashkisë Kuçovë, deputetë të qarkut, përfaqësues të Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën (që sollën në bashki propozimin për këtë titull) dhe familjarë të mjekut Kalo.

Ka qënë kryetari i bashkisë së Kuçovës,Kreshnik Hajdari, që duke vlerësuar punën e palodhur dhe përkushtimin e tij si mjek në betejën kundër Covid-19,i ka dorëzuar mjekut Tritan Kalo titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Persoanlitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare,me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga Covid – 19,ku me profesionalizëm,përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh,mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”

Mes emocionesh, mjeku Tritan Kalo ka falenderuar bashkinë e Kuçovës për vlerësimin, duke deklaruar se, tashmë ndihet ai ndihet po kuçovar si gjithë kuçovarët e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit