Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin: Mjekët japin ilaçe të pa rekomanduara vetëm për të marrë para

Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin: Mjekët japin…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ngritur alarmin në lidhje me ilaçet që po jepen për t’u kuruar nga Covid-19.

Në një status në Facebook, ai ka shkruar se mjekët po japin ilaçe të pa rekomanduara nga OBSH vetëm për përfitime personale monetare.

Statusi i plotë i mjekut

Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jepen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, WHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit