Mjekuan vrasësin e dy biznesmenëve në Laç, lirohen dy mjekët

Mjekuan vrasësin e dy biznesmenëve në Laç,…

Janë liruar nga burgu dy mjekët që kuruan autorin e dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. Ka qenë Gjykata e Apelit Tiranë, me trupe gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme, që ka pranuar ankimet e bëra nga Avokatët Arber Hoxha dhe Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj.

Masa e sigurimit “arrest në búrg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Burimet bëjnë me dije për Faxweb.al, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit