Mjerimi në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, minjtë i marrin ushqimin tigrit

Mjerimi në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, minjtë…

Një tjetër rast shqetësues është konstatuar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku minjtë duket se lëvizin lirshëm brenda kafazit të tigrit dhe i marrin ushqimin.

Në pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, minjtë shihen duke lëvizur brenda hapësirës ku mbahet tigri, ndërsa afrohen te ushqimi dhe e marrin atë.

Pamjet ngrenë shqetësime mbi kushtet në të cilat po mbahen kafshët dhe mënyrën se si po menaxhohet ushqimi i tyre.

Sipas vizitorëve, gjendja e kafshëve në Kopshtin Zoologjik është e rënduar pasi ato përballen me kushte atmosferike dhe nuk ushqehen në mënyrën e duhur.

Vizitorët kërkojnë më shumë kujdes dhe furnizim të rregullt me ushqim e ujë për kafshët, duke theksuar se mirëqenia e tyre kërkon kujdes të vazhdueshëm, ambiente të përshtatshme dhe kontrolle të rregullta veterinare.

Pamjet e fundit nga Kopshti Zoologjik ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po menaxhohen nevojat e kafshëve dhe mbi kushtet në të cilat ato po mbahen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit