Mjeshtri i Madh i humorit shkodran mbush 70 vjeç, gjithë Shqipëria uron Zef Dedën

Mjeshtri i Madh i humorit shkodran mbush…

Me të është gëzuar dhe ka qeshur nga humori i tij i gjithë Atdheu ynë, në disa dekada.

Ai mbahet sot si një prej humoristëve më të njohur shqiptar, dhe një orej aktorëve të humorit më kryesor të Shkodrës.

E kemi fjalën për Mjeshtrin e Madh të humorit shkodran, Zef Dedën, i cili sot ka 70-vjetorin e lindjes, por që përsëri ai duket si “Altini” mistrec kur luante me të madhin Gjosho Vasia.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer që në mëngjes herët urimet për mjeshtrin e madh të humorit, nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga shqiptarët në të gjithë botën.

Ndaj edhe “Gazetaatdheu.com” u bashkohet të gjithë shqiptarëve në këtë gëzim dhe i uron Mjeshtrit Zef Deda, që të behet edhe 100 vjeç të tjera.

Ai që njihet edhe si “Sharloti shqiptar” është një krenari jo vetëm për humorin shkodran dhe plejadën e ndritur të humoristëve të atij qyteti, por një krenari për të gjithë artin dhe humorin shqiptar.

Urojmë që Mjeshtri i Madh Deda të ketë një jetë të gjatë dhe plot krijimtari, sepse vazhdimisht duam të qeshim nga Zefi.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit