Mjetet përplasen ‘kokë më kokë’, nisen me urgjencë 6 persona

Mjetet përplasen ‘kokë më kokë’, nisen me…

Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 08:55, në aksin nacional Korçë-Pogradec është regjistruar një aksident. Mësohet se një furgon është përplasur me një mjet tip ‘Benz’ duke lënë të plagosur 6 persona. Bëhet me dije se pas aksidentit shoferi I furgonit me iniciale G.K si dhe 5 pasagjerët janë dërguar me urgjencë në spital.

Informacion paraprak:

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit