Mjeti bujqësor përplas motoçikletën, një i plagosur në Divjakë

 Mjeti bujqësor përplas motoçikletën, një i plagosur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, Mësohet se mjeti bujqësor tip “Fiat Agri” me shtetas me iniciale L.Z., është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha” me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 40 vjeç. Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur, teksa është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti buqësor tip “Fiat Agri” me drejtues shtetasin L. Z., rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha” me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 40 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit