Mjeti doli nga rruga, plagoset shoferi 18-vjeçar

Mjeti doli nga rruga, plagoset shoferi 18-vjeçar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se pas ngjarjes është plagosur shoferi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Makina me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur shoferi.

Policia:

Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit