Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, vdes 21-vjeçari

Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga,…

Një aksident tjetër me pasojë vdekjen e një personi ka përgjakur rrugët në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rrëpirë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka vdekur. Shkak është bërë  lagështira në rrugë, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policise: 

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit