Mjeti kthehet përmbys në aksin Bulqizë-Peshkopi, shoferi plagoset rëndë

Mjeti kthehet përmbys në aksin Bulqizë-Peshkopi, shoferi…

Nja aksident i rëndë dhe i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi. Konkretisht në  vendin e quajtur ‘Kthesa Kice’, shoferi i një automjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. I plagosuri nuk është identifikuar ende, ndërsa shkak i ngjarjes mësohet të jetë bërë ngrica në rrugë. Mëngjesin e sotëm në Bulqizë janë ulur ndjeshëm temperaturat, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit