Mjeti përplas 5-vjeçarin në Divjakë, dërgohet me urgjencë në spital

Mjeti përplas 5-vjeçarin në Divjakë, dërgohet me…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë, në Divjakë. Një 5-vjeçar ka mbetur i aksidentuar nga mjeti tip ‘Opel’.

vijon..

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit