Mjeti që po e transportonte ishte me targa shqiptare, kapen 37 kg kokainë në Mal të Zi

Mjeti që po e transportonte ishte me…

Autoritetet malazeze kanë sekuestruar në pikën kufitare Debeli Brijeg 35 pako me kokainë që peshon 37 kilogramë. Lënda narkotike është gjetur pas kontrollit në një automjet tip VW me targa shqiptare. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e këtij rasti.

Policia malazeze ka sekuestruar 37 kg kokainë. Lënda narkotike është kapur në pikën kufitare Debeli Brijeg. Droga ishte e futur në 35 pako dhe peshonte 37 kilogramë. Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa shqiptare ndërsa dyshohet se ishte nisur drejt Kroacisë. Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës.

Njoftimi i policisë në Malin e Zi:

Në pikën kufitare Debeli Brijeg, punonjësit e policisë kufitare kanë sekuestruar një sasi më të madhe kokaine, rreth 35 pako, duke kontrolluar automjetin VW me targa shqiptare.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit