Mjeti tip ‘Benz’ përplaset me motoçikletën në Durrës, humb jetën një person

Mjeti tip ‘Benz’ përplaset me motoçikletën në…

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit. Viktima ende nuk është identifikuar, mirëpo po vijon puna nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI:

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit